Për momentin nuk ka nevojë për masa të reja shtesë! Të hënën do të vendoset a do të ketë orë policore


Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar masa të reja shtesë kundër koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski dhe në konsultim edhe me anëtarët e tjerë të Komisionit kanë ardhur në përfundim se nuk ka nevojë për masa të reja restriktive.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se për të shqyrtuar masa shtesë, Komisioni do të diskutojë të hënën, me qëllim që t’ju jepet kohë që të vërtetohet nëse masat që janë në fuqi do të japin rezultat.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive thonë se nëse është e nevojshme pas fundjavës do të propozojnë masa shtesë restriktive, siç është mbyllja e tërësishme e disa operatorëve ekonomik ose edhe kufizim të lëvizjes së lirë ose orë policore gjatëë natës, ditës ose edhe gjatë vikendit.

Baby Boo