Për më shumë se dy javë e hakuar – Fillon të punojë web-faqja e Ministrisë së Arsimit


Ueb-faqja e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë filloi të funksionojë pas më shumë se dy javë. Megjithatë, derisa dikush dëshiron të kyçet në materialet e publikuara, duhet paraprakisht të pranojë që është duke u kyçur në një faqe jo të sigurt.

Një vizitorë pasi pranon se është duke u future në një faqe jo të sigurtë, ai do të kyçet në faqen e Ministrisë. Kjo faqe ishte cak i sulmeve kibernetike nga 10 shtatori dhe prej atëherë ka qenë jofunksional. Një periudhë në faqe qëndronte mesazhi “E hakuar nga ekipi i hakerëve grek Netwatchers” (Hacked by Greek Hacking team Netwatchers).

Meta.mk në periudhën e fundit disa herë ka shkruajtur për rënien e faqes së internetit të MASH-it, e cila për herë të parë ishte e paqasshme më 18 gusht, pas saj edhe disa herë ka “rënë” dhe ishte jofunksionale. MASH-i informoi që ngjarja është raportuar dhe po punohet në përforcimin e sigurisë së ueb-faqes.

Ndryshe, faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) prej ditësh nuk ishte në funksionon. Nëse provonit ta hapni, do të merrni një mesazh që faqja nuk është në dispozicion: “This site can’t be reached. Мon.gov.mk took too long to respond.”./ortalb.mk/

Baby Boo