Për mbrojtjen e të akuzuarve në rastin “Reket” incizimet nga “La Verita” nuk janë autentike


Mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Reket”, incizimet nga “La Verita”, të cilat sot po prezantohen në Gjykatën Penale, i vlerëson si joautentike. Sipas avokatit të njërit prej të akuzuarve Bojan Jovanovski, Sasho Dukovski, personi Jordan Kamçev, i cili i kishte dërguar këto materiale deri te prokuroria, është i dyshuar në një lëndë tjetër dhe qëllimi i tij është që klienti i tij të shpallet fajtor.

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Reket” nuk filloi me kohë për shkak se u soll me vonesë në gjykatë Katica Janeva nga arresti shtëpiak. Në gjykatë sot po lëshohen incizime që si dëshmi i ka dorëzuar dëshmitari Jordan Kamçev.

Prokurorja Villma Ruskovska më parë tha se këto biseda nuk janë siguruar me masa të posaçme hetuese.

“Interpretim i pavarur është se bëhet fjalë për biseda mes Jordan Kamçevit dhe Bojan Jovanovskit, kjo nuk mund të konfirmohet, reagoi avokati Dukovski. Vërejtje kishte edhe i akuzuari Boki 13, i cili theksoi se bëhet fjalë për montim të ashpër amator.

“Nuk mund të përdoret incizim ilegal si dëshmi. Nuk mund të vlerësohet si dëshmi ndaj së cilës do të bazohet gjykimi”, shtoi Dukovski.

Boki 13 i kishte ofruar Jordan Kamçevit që të bashkëpunojë për lëndën “Perandoria”. Në disa prej incizimeve të sotme opinioni e kishte mundësinë që të dëgjojë se si i akuzuari Jovanovski, i thotë dëshmitarit Kamçev, që të pranojë një pjesë të fajit dhe të paguaj dëmshpërblim. Në këtë mënyrë sipas Boki 13 do të mbyllej lënda “Perandoria”, kundër të dyshuarit Jordan Kamçev.

“Dua të më tregosh se çka fitoj, si dhe kur fitoj. Dua që të gjithë të jenë të kënaqur. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Thuaj kjo do të jetë në shkurt, kjo në mars dhe ta përmbush pjesën time”. Këto janë një pjesë e bisedave mes Jordan Kamçevit, dëshmitar në “Reket” dhe të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, të prezantuara sot në Gjykatën Penale. Incizimet e njëjta ishin publikuar nga gazeta italiane “La Verita”.

Rastin “Reket” e udhëheq Këshilli Penal i kryesuar nga gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, gjegjësisht akuzën e përfaqëson shefja e Prokurorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, pas çka ishte dënuar me tri vite burg.

Baby Boo