PËR integrim në NATO dhe BE apo KUNDËR aspiratave strategjike shqiptare


Pas gjithë këtyre kundërshtimeve për hapërimin e Maqedonisë drejt organizatave euro-atlantike, nuk ishte e befasishme edhe vizita në Maqedoni e ideologut të Putinit, Aleksandar Dugin, shkrimtar dhe Profesor i sociologjisë në Universitetin me renome të Moskës “Lomonosov”.
Bashkë me Duginin ishte edhe bashkëpunëtori i tij, Leonid Savin, themelues i Lëvizjes ndërkombëtare euro-aziatike. Dugin është i njohur për thirrjet e tij për gjenocid në Ukrainë, gjatë problemit me aneksimin e Krimesë, nga ku edhe ju ndalua hyrja në SHBA.

Mediat e ndryshme botërore e përshkruajnë si filozofin më të rrezikshëm në botë. Dugin është kreatori kryesor i politikave të tanishme ruse, duke e promovuar Putinin si lider absolut dhe të pazëvendësueshëm. Pikëpamjet e tij janë fashiste, është kundër liberalëve dhe komunistëve (që ndoshta janë pak si numër, por ideja e tyre jeton).
Pas vizitës së tij në Serbi dhe takimeve me figura akademike dhe studentë të ndryshim ku përkrahja ndaj tij vazhdimisht po rritet, ai në Maqedoni u prit nga partia “Maqedonia unike/e vetme”, dhe kryetari i saj Janko Baçev. Parti kjo që deri në vitin 2014 ka qenë në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit.

Në protestat e organizuara nga shoqata “patriotike” maqedonase, Baçev i mbështjellur me flamurin rus i doli përpara makinës së policisë, duke treguar haptazi orientimin e tij dhe shumë bashkëmedimtareve. Ky veprim ndoshta nuk gjeti shumë përkrahje publike, por indirekt shumë njerëz dhe figura politike po punojnë në rrugën e trasuar nga Dugin-i dhe Savin-i.

Në anën tjetër e kemi partnerin strategjik dhe të koalicionit të Baçevit, VMRO-DPMNE-në, e cila e gjendur në një situtarë të vështirë e ka pothuajse të pamundur të deklarohet për referendumin. Që nga ardhja në pushtet, VMRO-DPMNE ka folur për integrimet, për NATO-n, për BE-në. Kjo ishte që nga viti 2006. Vendi në atë kohë kishte statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe ftesën për në NATO, bashkë me Kroacinë, ndërsa pengesë e vetme ishte ndryshimi i emrit.

11 vite në pushtet dhe asgjë nuk lëvizi nga vendi, përkundrazi, u shënua regres i madh në aspektin e integrimit të Maqedonisë, dhe në një mënyrë humbi edhe mbështetja ndërkombëtare. Gruevski dhe familja vazhduan pasurimin e tyre nën hijen e patriotizmit dhe nacionlizmit.

Sot kemi një situatë krejtësisht tjetër. Populli e ka armën më të fortë në dorë, votën. Vota sot nënkupton të ardhme më të mirë, apo vazhdim të avazit të vjetër, ku partitë duket premtuar anëtarësim në strukturat euroatlatike do kërkojnë vazhdimisht votën.

Për të mos e lejuar këtë fenomen, referedumi i 30 shtatorit duhet të përkrahet në mënyrë masovike nga populli e sidomos nga shqiptarët. Kur jemi tek shqiptarët, dihet se orientimi jonë historik ka qenë perëndimi. Këto janë interesa strategjike që nuk duhet humbur shansin për t’i shfrytëzuar.
Shqiptarëve ju mungojnë shumë gjëra, dhe kanë të drejtë të ankohen. Por, nuk do të ishte fitimprurëse nëse do të vepronim nga inati dhe ta dështonim referendumin, i cili është në dorën tonë. Referendumi padyshim që sjell përfitime të mëdha për popullin, duke filluar nga investimet, punësimet, përmirësimi i standardit të jetës dhe shumë të tjera.

Edhe njëherë duhet të tregohemi të pjekur dhe të mos e lëshojmë këtë mundësi të artë. Për të kushtëzuar maqedonasit, shqiptarët kanë me qindra instrumente tjera politike dhe legjitime. Partitë tona në pushtet, që vet i kemi votuar, asnjëherë të vetme nuk kushtëzuan asgjë për të sjellur ato të drejta që kemi kërkuar. Është momenti që të veprojmë me gjakftohesi, dhe ta shkruajmë vet të ardhmen tonë, larg ndikimeve të forcave të errëta pro-ruse që në këtë periudhë po investojnë të gjithë kapitalin e tyre kundër integrimit të Maqedonisë. Për ata që mendojnë bojkotin, nuk duhet të bëhen pa vetëdije vegël e interesave ruse. Referendumi dhe anëtarësimi në NATO dhe BE asgjë nuk i dëmton shqiptarët, e as maqedonasit.

Baby Boo