Për herë të parë një shqiptar propozohet në post udhëheqës në njësitin “Tigra”! (FOTO)


Njësitet speciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri më sot kanë qenë “mollë e ndaluar” për shqiptarët.

Në njësitin special “Tigrat”, 37 vjet nga formimi i këtij njësiti asnjë shqiptar nuk është punësuar.

Siç merr vesh Pa Censurë me marrëveshjen e fundit ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së, zv.ministri Agim Nuhiu ka dorëzuar propozimin për kyçjen e Llokman Selimit në këtë njësi dhe atë në post udhëheqës.

Llokman Selimi është efektivi i Forcave Speciale të Maqedonisë nga Haraçina.

Ai ishte komandanti i një skuadre të Forcave Speciale, të cilat i shpëtuan jetën mbrëmë deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë përballë dhunës së huliganëve pa bërë asnjë dallim nëse ishin deputetë maqedonas apo shqiptarë.

Ai dhe trë pjestar shqiptar të asaj skuadre u plagosën duke marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit./PaCensurë


http://www.pacensure.com/2018/04/27/rrezikuan-jeten-duke-mbrojtur-deputetet-me-27-prill-4-shqiptare-te-forcave-special-nuk-ngriten-ne-detyre-si-shoket-e-tyre-maqedonas/

Baby Boo