Për herë të parë në histori tek njeriu transplantohet veshka e derrit


Një mashkull 62-vjeçar, në stadin e fundit të sëmundjes së veshkës është bërë personi i parë në botë që ka marrë veshkë të re, nga derri i modifikuar gjenetik, kanë bërë të ditur mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets në Boston, përcjell TV21.

Operacioni katër orësh i transplantimit, është kryer më 16 mars dhe “paraqet një kthesë të madhe në përpjekjet për të siguruar organe më të qasshme për pacientët”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Veshka e derrit është siguruar nga eGenesis nga Kembrixhi.

Rik Slejman (62) është pjesë e programit për transplantim në spital tashmë e 11 vjet. Në vitin 2018, i është bërë transplant veshka e njeriut, e cila ka ndaluar të funksionojë pas 5 vitesh pas çfarë mjekët i kanë rekomanduar këtë lloj të transplantit për shkak të stadiumit të fundit të sëmundjes së tij, shkruan CNN.

Doktori Tacuo Kavai, i cili e ka kryer operacionin, thekson se organi është i madhësisë së njëjtë sikurse një veshkë e njeriut. Kur e kanë vendosur veshkën në trupin e pacientit, ai menjëherë ka marrë ngjyrë të kuqe dhe ka filluar të urinojë menjëherë.

“Ajo ishte veshka më e mirë që e kam parë”, tha Kavai, ndërkaq nga Spitali kanë bërë të ditur se pacienti është duke e marrë veten shpejtë dhe do të lirohet shumë shpejtë.

Baby Boo