Për herë të parë ligjërohet shqip në universitetin e Lubljanës, falë qendrës ‘Fluent’


Qendra ‘Fluent’ mbajti trajnimin e Akademisë politike të akredituar nga Qendra për arsimin e të riturve.

Kishte 30 kandidatë të profileve dhe moshave të ndryshme përfshirë këtu edhe profile të ndryshme politike.

Ky trajnim është mbajtur në 13 module disa në Maqedoni e disa të tjera në Kroaci, Sloveni dhe Austri. Në kuadër të këtij trajnimi ligjërues ishin profesorët më eminent në Maqedoni dhe Europë, ndër ta edhe profesoresha Monika Begoviç dhe profesori me renome botërore apo siç njihet në opinion si babai i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Martin Berishaj i cili ligjëroi për herë të parë në gjuhën shqipe në universitetin e Lubljanës.

Ndryshe kandidatët kishin mundësi që të vizitojnë edhe ambasada e përfaqësi të ndryshme diplomatike ndërsa ishte pikërisht qendra ‘Fluent’ ajo që arriti të familjarizojë kandidatët edhe pse ishin të bindjeve të ndryshme politike.

Baby Boo