Për Gruevskin, “Titanik” është shpikur që PSP t’i bëjë gjenocid politiko-gjyqësor VMRO-DPMNE-së


Ish kryeministri Nikolla Gruevski, në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale (PSP) në gjykatë tha se bëhet fjalë për rast të shpikur me qëllim që të bëhet një lloj gjenocidi politiko-gjyqësor ndaj partisë së tij VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE me nder dhe dallim të të bindshëm i ka fituar të gjitha zgjedhjet nga viti 2005 deri në vitin 2016-të dhe se dallimet nuk kanë qenë për 500 ose 1000 vota, por kanë qenë 200.000 në dobi të VMRO-DPMNE-së.

“Ashtu siç thash disa herë, kjo akuzë ashtu sikur edhe të tjerat janë të shpikura me qëllim që të bëhet gjenocid politik dhe gjyqësor ndaj anëtarëve të partive politike. Në këtë lëndë janë të akuzuar 22 persona, ndërkaq gjithsej 100 me lëndët tjera, shumica prej tyre janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Që të ndodh kjo janë zbatuar një sërë vendime të paligjshme. Është miratuar vendin në Gjykatën e Apelit që audio-incizimet të shfrytëzohen si dëshmi, në kundërshtim me nenin 12 të Kodit Penal”, tha Gruevski.

Ai shtoi se “VMRO-DPMNE fare legalisht i ka fituar zgjedhjet nga viti 2005 deri në vitin 2016 me fitore të bindshme përpara partisë së dytë më të madhe. Të gjitha zgjedhjet janë ndjekur nga organizatat e brendshme dhe të jashtme dhe ekzistojnë raporte. Dallimet nuk ishin 500 ose 1000 vota, por ishin 200.000. Prej këtu është e pakuptimtë që të formohet ndonjë grup që do të siguronte 500 ose 1000 vota, të cilat asnjë nuk do të ndryshojnë në rezultatin përfundimtar. Në tërësi akuza e PSP-së themelohet në supozime dhe insinuata dhe do të dëshmoj se vlerësimi i tyre është absurd dhe për atë nuk kanë asnjë dëshmi”, theksoi Gruevski.

Ndryshe, rasti“Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, në këtë rast ish-kryministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Baby Boo