Për faljen e namazit të Kurban Bajramit edhe në Kërçovë besimtarët do të duhet t’i respektojnë masat për mbrojtje nga KOVID-19

Publikuar 14:02 30 Korrik, 2020
Festa e Kurban Bajramit sipas kalendarit fetar, këtë vit duhet të jetë të premten, gjegjësisht nesër më 31 korrik. Falja e namazit të Kurban Bajramit është paraparë të mbahet në orën gjashtë e tetë minuta.

Në kumtesën e Myftinisë së Kërçovës theksohet se gjatë faljes së bajramit, besimtarët janë të obliguar t’i respektojë masat të cilat vlejnë edhe për kryerjen e namazeve të përditshme në xhami, gjegjësisht mbajtje e obligueshme e maskës, dezinfektim të duarve ose mbajtje të dorëzave dhe çdo besimtar duhet të ketë sexhade personale.

Nga besimtarët, gjithashtu kërkohet të kenë kujdes në distancën fizike, ndalohet grupimi para ose pas namazit. Ata tregojnë se falja e sabahut duhet të bëhet në shtëpi, ndërsa falja e Bajramit të mos zgjasë më shumë se 15 minuta. Gjithashtu, apelohet që vizitat tradicionale gjatë festës në familje të reduktohen në minimum, sqaron sekretari i Myftinisë së Kërçovës Qamil Rushiti.

Baby Boo