Për dy muaj, katër fëmijë të braktisur


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin janar dhe shkurt të këtij viti, ku rezulton se gjatë muajit shkurt nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 811 familje me gjithsej 102 333 anëtarë, si dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37 015 përfitues.

ASK njofton se bazuar në planin vjetor të statistikave zyrtare 2022 “Statistikat e Mirëqenies Sociale’’, nga publikimi në baza tremujore do të kalojë në baza mujore dhe do të vazhdojë si publikim i rregullt mujor.SIPAS ask-SË, Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 811 familje me gjithsej 102 333 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 431 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 148 020 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 746 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 506 përfitues, nga skema për pensionet invalidore ishin 69 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 1 990 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 233 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 630 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 725 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 17 737 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 250 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37 015 përfitues”, thuhet në njoftimin e ASK-së, ku theksohet se ishin braktisur 4 fëmijë gjatë muajve janar – shkurt 2022. /PERISKOPI

Baby Boo