Për dy ditë 43 raste të reja me koronavirus në komunën e Likovës, 52 vjeçari ndërron jetë


Ka vazhduar trendi i rritjes së rasteve me koronavirus në komunën e Likovës, raporton gazeta Lajm. Siç bëhet e ditur gjendja vijon të jetë shqetësuese.

“Numri i personave pozitiv me virusin Covid 19, në komunën tonë, është tepër shqetësues, pasi që vetëm gjat datës 4, 5.06.2020, është 43 ( dyzet e tre ), dhe 1 (një ), person ka ndrruar jetë, sot në moshën 52 vjeçare, si pasojë e koronavirusit, nga f.Nikushtak.

Ngushëllime familjes, ndërsa të ndjerin zoti e shpërblevt me xhehnet, me çka numri i të vdekurve në komunën tonë arrin në 6 persona.”

Rastet e dy ditëve të fundit: 17 f. Sllupçan, 11 Mateç, 7 Nikushtak, 6 Likovë, 1 Opajë dhe 1 Vaksincë.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se nga gjithsejtë 953 teste të kryera në 24 orët e fundit, 120 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë në Shkup-67, Kumanovë-19, Shtip-16, Prilep-4, Tetovë-9, Veles-2, Gostivar-1, Strumicë-1. Ndërkohë që janë shënuar edhe dy raste kur pacientët kanë ndërruar jetë, që të dy viktimat janë nga Tetova. Ndërsa gjithsejtë 16 persona janë shëruar. Sot pritet të dalin rezultatet për 24 orët e fundit dhe se pritet që të ketë trend të njejtë të rasteve të të infektuarëve./Lajm

Baby Boo