Për çka flitet më së shumti në gjuhën shqipe në familjen e Dua Lipës?


Artistja shqiptare, Dua Lipa është shfaqur në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue US” në numrin e muajit qershor.

Përpos fotosesionit, Dua ka dhënë një intervistë në të cilën flet për dashurinë për muzikën, karrierën e saj, turneun “Future Nostalgia”, angazhimin si aktiviste për çështjet që e prekin rininë, praktikimin e yogas si metodë për ta menaxhuar stresin dhe lodhjen e të tjera.

Gjatë intervistës Dua gjithashtu u pyet për familjen dhe rrënjët e saj, duke treguar edhe për shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

Dua ka treguar se në familjen e saj shprehja që përdoret më së shumti është“Çka ka me honger”. https://youtu.be/asrGCMGSmY0

Baby Boo