Për 80 vota si u fitua Bujanoci nga shqiptarët, në betejën me partinë e Vuçiqit


Autor: Fikri Mehmeti

Vetëm 80 vota janë më shumë partia e parë shqiptare në epërsi ndaj partisë sërbe të Vuqiqit. Madje nga dje u raportua se serbët fituan.

Është një mësim i mirë për kryetarin e ri të komunës së Bujanocit, dhe gjithë akterët politik shqiptarë në këtë komunë, të jenë më të përgjegjshëm dhe të mos lëjnë “guri pa lëvizur” pa e zgjidhur diskriminimin selektiv që beogradi zyrtarë po ia bënë shqiptarëve në Bujanoc dhe Medvegjë, të cilëve po u vendosin padrejtësisht me veprime antikushtetuese kushte të veçanta mbi baza etnike, për të u pajisur me dokumente identifikimi.

Po iu vendosin verifikime të veçanta dhe çregjistrime nga sistemi, pasivizim të shtetësisë dhe vendbanimit. Largim nga listat për të votuar etj.

Nëse nuk doni që në zgjedhjet e ardhshme me humb krejt komunën, siç e rrezikuam dje, zgjidheni këtë çështje njëherë e mirë.

Mos u ankoni pas 4 vitesh se nuk keni pasur kohë e mundësi, të gjitha i keni, duhet vetëm vullnet dhe gatishmëri.

Rezultatet finale për komunën e Bujanocit

Komisioni Komunal Zgjedhorë në Bujanoc ka publikuar rezultatet përfundimtare (percaktuese) për zgjedhjet lokale të mbajtura më 21 qershor.

Ndërsa pritet të certfikohen këto nëse nuk kan ankesa nga partitë politike. Në bazë të këtyre rezultateve kanë votuar 20.958 votues dhe 41 ulëset në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit do të duken sipas renditjes. Partia Demokratike e Nagip Arifit ka fituar 5048 vota, duke dal përpara për vetëm 80 vota nga kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiq që fitoi 4968 vota. Partitë e tjera shqiptare që nuk dolën të bashkuara por veç e veç kanë fituar mbi 8500 vota.Ja radhitja sipas votave dhe se sa këshilltarë do të kenë në Kuvendin Komunal.

1. PD 5048 -10
2. SNS 4968-10
3. PVD 3727-8
4. LPD 1965-4
5. APN 1658- 3
6. SPS 1658 -3
7. UDSH 727-1
8. PBR 671 -1
9. RUP 536-1

Baby Boo