Për 7 mars, Grubi viziton kujdestarin Musa Zuka (VIDEO)


“Mësuesit tanë çdoherë kanë vënë në piedestal rolin e individit që ka dhënë kontribut në arsim dhe jo vetëm. Mësuesi im, kujdestari im i klasës, Musa Zuka dhe të gjithë mësuesit e tjerë të kohës përveç lëndëve mësimore, ata na kanë mësuar dhe për atdhedashurinë dhe patriotizmin”, përmes revokimit të këtyre kujtimeve, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi i uroi ditën e Mësuesit 7 Marsin kujdestarit të tij të klasës, profesorit Musa Zuka por dhe të gjithë mësuesve të tjerë që asnjëherë sipas tij nuk kursyen vetën për të mirën e përbashkët, për fëmijët tanë.

Grubi me këtë rast gjithashtu ka thënë se pikërisht janë mësimdhënësit ata që kanë bërë që shqiptarët ndryshe të jetojnë, që shqiptarët ta ndryshojnë veten e tyre, që shqiptarët të rreshtohen në resht me të gjithë popujt e qytetëruar.

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/videos/133807531989927

Baby Boo