Pensionistja e dëshpruar: “Shyqir që është 1 Tetori e kaloni bëni foto”


Me rastin e ditës botërore të pensionistëve ku shumë organizata kanë kujtuar këtë ditë me organizime të ndryshme drejtri i Fondit pensional dhe Invalidor, Dritan Bexheti dhe Ministri Bekim Sali kanë vizituar shtëpinë e pensionistëve në Shkup.

Drejtori i fondit Dritan Bexheti u përball me një situatë të paklndëshme ku një pensioniste ju drejrua se “kemi fat që për 1 Tetor të kaloni të bëni foto e të na shihni aferim, neve po përballemi me shumë vlshtirësi” tha e moshuara.

“Mirë që kanë ardhë ia treguam ministrit dhe drejtorit hallin tonë që pensionet nuk na mjaftojnë për barëra, barëra nuk ka sepse ata që kushtojnë sjanë në listën pozitive” tha për Top24 një pensioniste. Ndryshe pensionistët në vazhdimësi kanë pasur ankesa për mospërfillje nga institucionet dhe se ata nuk po ia dalin me barërat dhe pensionin./Top24/

Baby Boo