Pensionistët do të marrin nga 1.500 deri në 3.000 denarë shtesë në muaj, në 5 muajt e ardhshëm


Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se me 35 milionë euro Qeveria do të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta. Kovaçevski tha se në masat anti-krizë janë përfshirë mbi 187.000 pensionistë.

“Në 5 muajt e ardhshëm, pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë, do të marrin nga 3.000 denarë në muaj. Ata me pension nga 14.000 deri në 16.000 denarë, 2.000 denarë në muaj, ndërsa për pesnionistët me të ardhura nga 16.000 deri në 19.000 denarë, në 5 muajt e ardhshëm do të ketë mbështetje prej 1.500 denarëve”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Baby Boo