Pendohet Xhaka, fshin nga Instagrami statusin për Serbinë, ja çfarë kishte thënë

Menjëherë pas fitores me përmbysje kundër Serbisë, Granit Xhaka postoi një “story” në Instagramin e tij zyrtar.

Baby Boo

Por nuk kaloi shumë kohë dhe e fshiu. Nuk dihet pse futbollisti shqiptar i Zvicrës ka vendosur ta fshijë poezinë për Serbinë, por ndoshta ka ndikuar edhe frika për ndonjë penalizim të mundshëm, pasi në mediat ndërkombëtare, festimi me shqiponjë i dy golave nga shqiptarët ishte kryefjala e lajmit.

Ndërsa mediat serbe mes rreshtave plot urrejtje për atë që duhet të jetë vetëm një ndeshje e bukur futbolli, e kërkuan hapur përjashtimin e futbollistëve shqiptarë vetëm se festuan me simbolin e shqiponjës.