Pendarovski: Vaksinimi të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizim e plotë të popullatës


Procesi i vaksinimit të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizimin e plotë të popullatës, ndërsa përgjegjësia personale e çdo qytetari është një nga parakushtet për marrjen më të shpejtë dhe më të sigurt të imunitetit kolektiv, porositi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në pikën e vaksinimit dhe Ndihmën emergjente mjekësor në Gostivar.

Drejtori i shtëpisë shëndetësore, Jasmin Sinani e informoi presidentin për target grupet e përfshira aktualisht në të cilat vaksinohen qytetarët mbi moshën 77 vjeçare me ulje graduale të kufirit të moshës mbi 60 vjeç. Sipas dinamikës, rreth 50 qytetarë vaksinohen çdo ditë.
Gjatë vizitës, siç kumtoi kabnieti i presidentit, Pendarovski bisedoi me personat mjekësorë të obliguar për vaksinim të cilët theksuan se procesi zhvillohet pa pengesa sipas kalendarit të imunizimit.

Qytetarët të cilë sot janë vaksinuar apeluan tek të gjithë qytetarët që të vaksinohen sepse me këtë, sipas tyre, shpëtohen jetë.
Pendarovski e vizitoi edhe shërbimin e urgjencës mjekësore ku u informua për numrin e ndërhyrjeve në ditë në lidhje me pandeminë, si dhe faktin që personeli mjekësor tashmë është vaksinuar, me përjashtim të atyre punonjësve që po shërohen nga Kovid-19

Baby Boo