Pendarovski uroi Vjosa Osmanin


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente e Kosovës.

Në urimin e tij, Pendarovski ka shprehur besimin, se me zgjedhjen e Osmanit, bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm.
“Urime për @VjosaOsmaniMP, Presidentja e re e Republikës së Kosovës. Besoj se bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të vazhdojë me intensitet më të fuqishëm, në shpirtin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore”, shkroi në urimin e tij në “Twitter”.

Baby Boo