Pendarovski takon gjeneralin amerikan, SHBA vazhdon mbështetjen


Modernizimi i armatës, mbështetja e SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut, si dhe kontributi i ushtarëve të vendit tonë në misionet paqëruajtëse, kanë qenë në fokusin e takimit të sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me gjeneralin Kristofer Kavoli, komandant i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën.
Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Presidenca
“Presidenti Pendarovski theksoi se Shtetet e Bashkuara janë një aleat dhe mbështetës kryesor i vendit tonë që nga pavarësia e saj dhe se Maqedonia e Veriut vlerëson veçanërisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, si partneri i saj strategjik. Anëtarësimi në NATO, tha Presidenti Pendarovski, ofron një mundësi shtesë për të forcuar partneritetin”

Nga kabineti i presidentit njoftojnë se Pendarovski në këtë takim ka theksuar angazhimin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut dhe Ushtrisë së saj, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara për të kontribuar në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare, përfshirë misionet në Irak dhe Afganistan. Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për kontributin e tyre të përgjithshëm në modernizimin dhe pajisjen e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në trajnimin dhe arsimimin e anëtarëve të saj.

Baby Boo