Pendarovski për vullnetarët e Kryqit të Kuq: Ju jeni personifikimi i solidaritetit në edicionin tuaj më të mirë


u jeni personifikimi i solidaritetit në edicionin tuaj më të mirë, u porositi presidenti i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot vullnetarëve të Kryqit të Kuq.

Duke e theksuar vlerën dhe kontributin e mijëra vullnetarëve të Kryqit të Kuq, në takimin që u mbajt në hapësirat e Kryqit të Kuq, presidenti Pendarovski i uroi për angazhimin e tyre, motivimin dhe sakrifikimin në këto kohë të rënda për vendin tonë. Ai potencoi se veçanërisht e rëndësishme është vullneti dhe dëshira e tyre vullnetarisht të japin shërbime dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të rrezikuar, pa pasur kurrfarë përfitimi material ose financiar.

Pendarovski për vullnetarët e Kryqit të Kuq: Ju jeni personifikimi i solidaritetit në edicionin tuaj më të mirë
Befaqi e mirë është, siç tha Pendarovski, që mijëra njerëz të rinj u ndihmojnë të gjithëve që kanë nevojë për ç’farëdo lloj ndihme.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, sot përmes video-lidhjes ka biseduar edhe me përfaqësuesit e qendrës operative, me ekipet e organizatave komunale të Kryqit të Kuq në Karposh dhe Manastir. Presidenti Pendarovski e ka dëgjuar edhe përvojën e deritanishme në ballafaqimin me pandeminë e virusit Kovid-19 të ekipit të Kryqit të Kuq i cili u jep ndihmë dhe mbështetje emigrantëve dhe refugjatëve të akomoduar në tranzit qendrën në Tabanovcë.

Gjatë vizitës së Kryqit të Kuq presidenti Pendarovski është njoftuar edhe me aktivitetet e shumta të cilat i realizon kjo organizatë gjatë ballafaqimit me epideminë e virusit KOVID-19, ndërsa me të cilat organizimi kontribuon në bashkësinë dhe promovon përgjegjësi qytetare dhe shoqërore. Aktivitetet, siç thanë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, realizohen jashtëzakonisht me ndihmën dhe mbështetjen e rreth 7500 vullnetarëve, ndërsa nënkuptojnë blerje dhe dorëzim të ushqimeve dhe ilaçeve, pagesë të fakturave, ndihmë dhe mbështetje të emigrantëve dhe refugjatëve, pastaj të pastrehëve, si dhe çdo lloj ndihme për qytetarët e moshuar.

Gjatë vizitës së sotme të Kryqit të Kuq, edhe presidenti Pendarovski ka marrë librezë të vullnetarëve dhe u bë pjesë e ekipit të vullnetarëve të kësaj organizate. Gjithashtu, presidenti Pendarovski sot ka dhuruar gjak me ç’rast ka theksuar se dhurimi i gjakut është shkalla më e lartë e solidaritet.

Baby Boo