Pendarovski për Ditën e Frankofonisë: “Gjuhët e zjarrta të lu*ftës t’i zëvendësojmë me gjuhën e diplomacisë, artit dhe dashurisë”


Gjuhët e zjarrta të luftës t’i zëvendësojmë me gjuhën e diplomacisë, artit dhe dashurisë, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë – 20 Mars.

“C’est aujourd’hui la Journée internationale de la Francophonie! Sot është Dita e Frankofonisë. Sot, kur gjuhët e zjarrta të luftës kërcënohen që ta ndryshojnë botën të cilën e njohim, edhe më shumë duhet t’i afirmojmë vlerat në të cilat besojmë dhe të cilat na japin nxitje të vazhdojmë më tej, përballë të gjitha sfidave. Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thotë Pendarovski në porosinë.

Ai potencoi se Dita ndërkombëtare e Frankofonisë na jep mundësi që edhe një herë të flasim për këto vlera, të cilat janë pjesë e idesë dhe misionit frankofonik.

“Të flasim në gjuhën frënge, gjuhë në të cilën nëpër historinë theksohet ideja për liri, vëllazërim dhe barazi. Të shprehim respekt të posaçëm për gjuhën e Molierit dhe të traditës frankofonike në vendin tonë, duke ditur, në të njëjtën kohë, se bëhet fjalë për traditë të gjallë, e cila është urë edhe për ardhmërinë, në Evropën tonë, të bashkuar”, shtoi shefi i shtetit.

Frankofonia është respekt i dallimeve dhe ndërthurjes kulturore, e cila, thotë Pendarovski, na shërben si inspirim dhe nxitje për kultivimin e gjuhës, traditës, historisë.

“Platforma e vlerës për afirmimin e identitetit, gjuhës dhe historisë maqedonase, dhe kultivim i asaj që duhet të jetë zemra e çdo shoqërie: toleranca, solidariteti, multikulturalizmi. Shoqëria e jonë i jeton ato vlera. Dita e frankofonisë, le të jetë inspirim që të praktikohen ato vlera, mes tjerash, dhe përmes leximit të gjuhës frënge. Gjuhët e zjarrta të luftës t’i zëvendësojmë me gjuhën e diplomacisë, artit dhe dashurisë. Ensemble, nous construisons la Francophonie de l’avenir! Së bashku ta krijojmë Frankofoninë e ardhmërisë!, porositi presidenti Pendarovski.

Baby Boo