Pendarovski: Pashkët le të na përkujtojnë se tani na nevojitet besim, guxim dhe durim që ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë në ballafaqimin me virusin


Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, sot dërgoi video-porosi deri te qytetarët me rastin e festës më të madhe ortodokse Pashkët.

“Sot është festa më e madhe krishtere, Ringjallja e Krishtit, e cila në vete e bart porosinë e fuqishme se jeta çdoherë fiton. Dëshiroj që Pashkët në shtëpitë e juaja të sjellin paqe, harmoni dhe lumturi, të cilat do t’i ndani me më të afërmit. Këtë vit kemi Pashkë pak më të ndryshme. Për shkak të krizës globale, të shkaktuar nga pande(MEDIAL), me të cilën të gjithë ballafaqohemi, këtë vit jemi nën kërcënimin e koronavirusit dhe festën do ta presim në shtëpitë tona, në atmosferë të ndryshme dhe me shprehi dhe sjelle të ndryshme. Pashkët le të na përkujtojnë se tani na nevojitet besim, guxim dhe durim që ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë në ballafaqimin me virusin. Për shumë vite festa e madhe, Krishti u ringjall!”, thuhet në urimin e presidentit, Stevo Pendarovski.

Baby Boo