Pendarovski nuk nënshkroi dekretin: Kuvendi ta rishqyrtojë Ligjin për kazinotë dhe bastoret


Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, të cilin Kuvendi e solli në seancë më 7 shkurt 2024. Nga Kabineti i tij, thonë se Pendarovski konsideron se ndryshimet dhe plotësimet e ligjit janë miratuar me përdorim të papërshtatshëm të procedurës së përshpejtuar për harmonizimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian, e njohur si “procedurë me flamur evropian”. Në kumtesën e Presidencës thuhet: Presidenti Pendarovski, duke marrë parasysh rëndësinë e rregullimit gjithëpërfshirës të kësaj fushe, por edhe shqetësimet legjitime dhe të justifikuara të qytetarëve lidhur me ndikimin e mundshëm të dëmshëm të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese tek të rinjtë, veçanërisht mbi zhvillimin e tyre psikologjik, i bën thirrje Kuvendit pa prolongim të fillojë një debat dhe procedurë për këtë çështje, por në një procedurë të rregullt ligjore me një debat të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara.

Baby Boo