Pendarovski: Nuk kemi helikopterë që mund të fluturojnë natën


Për shkak të situatës me zjarret në Koçan, Presidenti i shteti Stevo Pendarovski urdhëroi ushtrinë që nesër në mëngjes të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit që ka kapluar edhe disa shtëpi në fshatrat përreth.

Në një postim në Facebook, Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski njoftoi opinionin se helikopterët e armatës nuk mund të fluturojnë natën, prandaj do duhet të presin deri në orët e mëngjesit që tëfluturojnë mbi Koçan për të shuar zjarrin.

“Dëshiroj ta informoj opinionin se helikopterët e armatës nuk kanë mundësi teknike të fluturojnë natën. Kjo është arsyeja e vetme se pse në shuarjen e zjarrit helikopterët do të kyçen në orët e hershme të mëngjesit”, ka shkruar Presidenti.
Për shkak të situatës me zjarret në Koçan, Pendarovski urdhëroi ushtrinë që nesër në mëngjes të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit që ka kapluar edhe disa shtëpi në fshatrat përreth.

Baby Boo