Pendarovski nuk e njeh gjuhën shqipe, por e quan gjuhë 20%


Shkruan Medai Shaholli

Pa mbushur dy muaj nga zgjedhja e ”gospodin” Pendarovskit, president i ”dërzhavës”NMK, del në sipërfaqje vazhdimësia e politikës dhe suprmacisë sllave ndaj shqiptarëve si një pasardhës i denjë i komitit Ianov.
Në një komunikim për fcb ai njofton se ka pritur në takim z.Ylber Sela, drejtorin e agjencisë për zbatimin dhe respektimin e ligjit të gjuhëve që flasin së paku 20% e popullsisë së qytetarëve të vendit.
Kjo është pasojë e gjithë asaj hallakame që u bë me ndryshimet kushtetuese ku gjuha shqipe nuk u zyrtarizua as u përmend me emrin e sajë gjuhë shqipe por gjuhe e 20%!

Ky është presidenti ”proeuropian” dele shiptare, që u hante meraku për ta votuar se ky do sillte ndryshimin ashtu siç ”solli” Zajko me reformat e tij, një jetë më të mirë për të gjithë.

Në janar të këtij viti në disa shkrime kam thënë se DUI dhe opozita shqiptare, pranuan të quhen në ato ndryshime bashkësi etnike pa gjuhë dhe pa identitet si nomadë dhe bashkësi etnike e 20%, në një grup me pakicat e tjera të papërfillshme në vend.

Ndërsa për Stevçen kam thënë se, ai është pasardhës i Gligorovit dhe i politikës antishqiptar ndaj duhesh bojkotuar.
Dhe ja sot, Stevçja e përsërit një nen kushtetues që e kanë votuar partiçkat shqiptare, ku nuk njihet gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar shqiptar.

Nuk kanë pse ankohen më delet shqiptare se nuk respektohet ligji për gjuhët në ministri të ndryshme sepse ai ligj është ligji për gjuhët e pakicave dhe jo i gjuhës zytrtare të shtetit siç është sllavishtja.

Ky është bumerangu i asaj politike disfatiste dhe antishqiptare që mbajtën partiçkat tona politike me statusin dhe pabarazinë e shqiptarëve si bashkësi etnike në grupin e pakicave të papërfillshme.
Kjo është dhuratë e politikës dhe e qëndrimit servil të partiçkave tona ndaj inteesave kombëtare.

Del dhe e përsërit presidenti Stevo, atë ligj që e kanë miratuar të gjithë banda e qelbësirave dhe e kusarëve shqiptarë, se gjuha e pakicave është ajo gjuhë që e flet së paku 20% i qytetarëve, që përkufizon dhe nuk e njeh një komb që është pa identitet dhe pa gjuhë !!!

Këto janë prangat e skllavërisë moderne që nuk prangosin më këmbë e duar por, mbyllin gojën dhe e zhbëjnë identitetin kombëtar.
Ta gëzoni ligjin për gjuhët dhe kushtetutën e re të ”dërzhavës” NMK, partiçka tona dhe dele shqiptare për këtë ”arritje” të madhe, me të cilin shqipja nuk u barazua me sllavishten por jevgjërishtja u bë barazua me shqipen.
Bravo partiçka shqiptare dhe ju lumtë, që arritët për tre dekada të gënjeni një pjesë të madhe të mentlitetit dele shqiptare me këto politika të servilizmit si asimiluese dhe shfaruese për një komb.

Baby Boo