Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Kosovë


Shefi i shtetit Stevo Pendarovski nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Pendarovski në Prishtinë do të takohet me homologen e tij Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Presidentit Pendarovski, ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me nderime shtetërore ushtarake, dhe me pas do të zhvillojnë një takim tet-a-tet dhe më pastaj takim plenar i delegacioneve të të dy vendeve.

Gjatë vizitës, Pendarovski në Pejë do të vizitojë edhe Komandën rajonale të KFOR-it në Perëndim dhe pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në kuadër të KFOR-it

Baby Boo