Pendarovski: NATO është parakusht për zhvillim


Anëtarësimi ynë në NATO është një nga tre momentet më të rëndësishme në historinë më të re, nga pavarësia jonë deri më sot, deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në një video-fjalim të regjistruar më parë të transmetuar sot në onlajn-debatin me temë “Kërcënimet globale, rreziqet, sfidat, mundësitë dhe anëtarësimi në NATO”.

“NATO është parakusht për zhvillim. Nëse keni kufij të garantuar, siguri dhe integritet territorial, mund të përparoni në çdo fushë tjetër sepse i keni të gjitha parakushtet tjera”, tha Pendarovski.

Në fjalimin në diskutim, të organizuar nga Fakulteti për Siguri në Shkup dhe Qendra amerikane për arsim me rastin e 4 Prillit – Ditës së NATO-s dhe anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, Pendarovski uroi që këto dy ngjarje “t’i festojmë të gjithë së bashku, ballë për ballë” vitin e ardhshëm.

Pendarovski tha se ai kishte një ndjenjë të veçantë të kënaqësisë duke pasur parasysh angazhimet e tij të mëparshme të punës rreth 20 vite të ndërlidhura me NATO-n. Para se të bëhej president, ai ka qenë koordinator kombëtar për NATO-n dhe këshilltar për NATO-n për dy presidentë.

Duke folur për atë se si NATO i përgjigjet pandemisë me Kovid-19, kreu i shtetit përkujtoi se disa ditë më parë për herë të parë në historinë e Aleancës u mbajt një video konferencë për sigurinë dhe se për këtë muaj është caktuar një takim i jashtëzakonshëm i ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare, ndërsa fokusi kryesor do të jetë përballja me koronavirusin dhe përshtatjen në përpjekjet e përbashkëta të vendeve të caktuara.

NATO bën gjithçka, siç tha shefi i shtetit, që kjo krizë shëndetësore të mos shndërrohet në një krizë sigurie dhe i përcjell të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Sipas konkluzioneve të fundit të Këshillit të ministrave, NATO siguron mbështetje në tre drejtime për shtetet anëtare të saj, edhe atë mbështetje të plotë logjistike dhe transportuese për transportin e pajisjeve mjekësore, e cila përfshin aeroplanët më të mëdhenj kargo C-17. Në pjesën e logjistikës, siguron personel mjekësor nga një shtet anëtar në një tjetër. NATO merr pjesë me teknologjitë e saj inovative në shtypjen 3D. Prej disa ditësh më parë, përmes printerëve 3D, filloi prodhimi i maskave mbrojtëse mjekësore që kanë një sistem të posaçëm të ventilimit për Italinë”, tha Pendarovski.

Ai kujtoi se NATO në vitet e kaluara dhe para pandemisë, ka trajnuar mbi 500 të punësuar tanë në institucionet që tani janë në dispozicion dhe që punojnë, duke theksuar se QMK është një nga institucionet që ka një përfitim të drejtpërdrejtë.

Pendarovski foli edhe për fushatat për dezinformim të publikut, duke theksuar se Maqedonia e Veriut merr mbështetje të jashtëzakonshme informative nga NATO në pjesën e, siç tha ai, depërtimin e të vërtetës deri te përdoruesit e fundit dhe me këtë i hedh poshtë lajmet e rreme që kanë për qëllim të minojë besimin e qytetarët tanë në institucionet dhe sistemin.

“NATO tani na ndihmon shumë më tepër me shkëmbim të informacione të vërteta”, porositi presidenti Pendarovski.

Baby Boo