Pendarovski-Meta; Bashkëpunim rajonal për tejkalimin e krizës së KOVID-19


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka realizuar sot bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Të dy kanë këmbyer informata në lidhje me gjendjen aktuale në të dy shtetet, në kontest të menaxhimit me pasojat e shpërndarjes së virusit korona.

Presidenti Pendarovski informoi për masat që i kanë marrë institucionet kompetente në lidhje me menaxhimin me epideminë dhe vlerësimet për zhvillimin e mëtutjeshëm të situatës. Pendarovski ka theksuar se fokusi i shteteve, përveç menaxhimit me pasojat në planin shëndetësor, duhet që të drejtohen edhe kah menaxhimi me pasojat në planin ekonomik dhe social.

Duke e pasur parasysh konfirmimin e vendeve të Bashkimit Evropian për gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve hyrëse për anëtarësim, dhe pas anulimit të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor që duhej që të mbahej në më 7 maj në Zagreb, për shkak të shpërndarjes së virusit korona, presidenti Pendarovski ka shprehur pritje se Bashkimi Evropian do të ketë sukses që të gjejë modalitete për lëvizjen e procesit, në interes të dy shteteve dhe vetë unionin.

Bashkëfolësit kanë shprehur gatishmëri për këmbim të përvojave, koordinimit dhe mbështetjes atje ku ka nevojë, në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit rajonal për menaxhim me epideminë, por edhe për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe socio-ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19.

Presidenti Meta ka dërguar urata deri te presidenti Pendarovski dhe të gjithë qytetarët e vendit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Baby Boo