Pendarovski: Me Serbinë ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe synojmë ndaj qëllimit të njëjtë


Miqësinë me Serbinë në të ardhmen pres ta ndërtojmë në mënyrë edhe më intensive sepse ndajmë një të kaluar të përbashkët dhe synojmë ndaj një qëllimi të përbashkët – anëtarësimi në BE. Për qëllimet tona strategjike sot kisha bisedë të dobishme me presidentit e Serbisë, Vuçiq. Bashkimi Evropian nuk guxon ta anashkalojë Ballkanin Perëndimor. Garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe prosperitet për rajonin është anëtarësimi në BE, ka shënuar presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk pas takimit të sotëm tet-a-tet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Presidenti Pendarovski i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Serbi, paradite u prit nga Vuçiqi para Pallatit Serbia në Beograd me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Dy presidentët patën takim tet-a-tet, në të cilin i konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë dhe e potencuan rëndësinë dhe përkushtimin e ndërtimit, mirëmbajtjen dhe avancimin e dialogut të ndërsjellë.

Pas takimit të dy presidentëve, u mbajt edhe takim plenar mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Serbisë, pas çka do të vijojë edhe konferencë e përbashkët për shtyp të presidentëve.

Baby Boo