Pendarovski mbledh liderët, kush bënë 61 deputet merr mandatin


Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do tu kërkojë partive politike parlamentare që sa më shpejt të merren vesh për formimin e Qeverisë së re. Siç mëson “KOHA”, Presidenti Pendarovski duke u thirrur në Kushtetutën e vendit, do ti thërras liderët e partive politike në takim ndaras një nga një për t’u kumtuar se mandatin për formimin e Qeverisë së re do t’ia jep asaj partie apo kandidati që do të dëshmojë se ka 61 nënshkrime deputetësh gjegjësisht 61 vota në Parlament.

Me këtë do të vendoset edhe një qasje ndryshe në përcaktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë. Të kujtojmë se në vitin 2016, pikërisht duke u thirr në parimin se mandate i takon partisë së parë të dalë në zgjedhje, Presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Gjorge Ivanov fillimisht mandatin ja dha partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e vitit 2016 që ishte VMRO-DPMNEja dhe më pas pas një pre sioni të madh të opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar me dëshminë e 67 firmave të deputetëve Ivanov i dha Zoran Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë. Madje atë kohë Ivanov, patë kërkuar edhe dëshmi me shkrim nga Zaevi se gjatë Qeverisjes së tij nuk do të dëmtojë interesat e popullit maqedonas dhe integritetin territorial të shtetit.

Ndryshe nga këto spektakle të Ivanovit, President

Baby Boo