Pendarovski: Ivanov nuk mund ta anashkaloj vullnetin e qytetarëve


Koordinatori nacional i Maqedonisë për në NATO-n, Stevo Pendarovski tha se anëtarësimi i vendit në aleancën veriatlantike do të ketë ndikime pozitive në politikë, ekonomi, siguri dhe stabilitet në rajon. Sipas Pendarovskit, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, më askush nuk mund ta pengoj Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Pendarovski tha se anëtarësimi në aleancë madje i bashkon edhe etnitetet e ndryshme në Maqedoni. Sipas tij, SHBA-të dhe NATO janë aleatë, pa të cilët Maqedonia ndoshta sot nuk do të ekzistonte. Pendarovski tha gjithashtu se nëse nuk dalin të suksesshme tentimet e kësaj qeverie për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, këtë gjë do të duhet ta bëjë një gjeneratë e ardhshme e politikanëve, shumë vite më vonë. Komentet, Pendarovski i bëri gjatë një debati të organizuar nga Instituti për Strategji dhe Zhvillim.

Maqedonasit, turqit dhe shqiptarët, fatkeqësisht për shumë pak gjëra mund të bien dakord mes vete sidomos në aspektin politik, megjithatë për këtë çështje bien dakord the thonë se nuk ka asnjë problem. Pra mbi 90% e tyre. Ky është edhe faktori më i fortë koheziv për shoqërinë. Pra kjo organizatë nuk do të na ndajë, përkundrazi do të na bashkojë edhe më shumë. Nëse Amerika, CIA dhe NATO nuk do na donin, nuk do të ekzistonim. Nëse do të vendosnin që të mos jemi, nuk do të ishim. Ne për fat të keq ende nuk mundemi me fuqi autonome ta zgjidhim ndonjë pengesë në proceset e rëndësishme dhe kërkojmë ndihmë nga faktori ndërkombëtar. Paramendo, shumë fuqi të mëdha botërore kanë tentuar që ta zhdukin Maqedoninë por nuk ia kanë arritur – deklaroi Stevo Pendarovski, Koordinator Nacional për NATO-n.

Baby Boo