Pendarovski flet për vlerat e Ilindenit, përmend edhe MO-në


Koordinatori nacional për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski duke folur për vlerat e Ilindenit dhe referendumin vijues tha se ajo përbëhet nga tre vendime historike, ndërsa e katërta duhet ta rrumbullakojë legjitimitetin e saj ndërkombëtarë, transmeton Medial.mk.

“Me Prohor Pçinskin në 1944 dhe referendumin e pavarësisë në 1991, maqedonasit për herë të parë në historinë e tyre formuan shtetin. Me Marrëveshjen e Ohrit në 2001 shteti e pranoi faktin notor se nuk është shtet vetëm i maqedonasve, ndërsa në referendumin për emrin dhe hyrjen në NATO dhe BE, Maqedonia duhet të pozicionet përfundimisht si pjesë e civilizimit…”, ka thënë Pendarovski.

Baby Boo