Pendarovski dërgon vendimet për gjendjen e jashtëzakonshme për vërtetim në Kuvend


Presidenti Stevo Pendarovski, sot i dërgoi pesë vendimet në të cilat u shpall gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut në kushte të pandemisë.

Arsyeja për dërgimin e pesë vendimeve është për vërtetim nga ana e Kuvendit.
Vendimet, siç theksohet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Pendarovski, u morrën në periudhën nga muaji mars deri në qershor të këtij viti me propozim të Qeverisë dhe në situatën kur ka pas Kuvend të shpërndarë, pa mundësi që të mbahet seancë në të cilën mund të vendoset për nevojën e gjendjes së jashtëzakonshme në kushte pandemie.

Baby Boo