Pendarovski: Bojkotimi i referendumit është papërgjegjësi ndaj vetes, familjes dhe ndaj shtetit


Koordinatori Kombëtar për Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski tha se “të rini në shtëpi më 30 shtator është nivel më i lartë i papërgjegjësisë personale dhe qytetare ndaj vetes, familjes dhe ndaj shtetit ku jetoni”.

Nga qyteti i Manastirit Pendarovski tha se referendumi do të jetë i suksesshëm për shkak se e madhe është përparësia e qytetarëve që duan që Maqedonia një herë e përgjithmonë të jetë bashkë me fuqitë më të mëdha të botës, njofton TV21.

“Në marrëveshjen me Greqinë është përforcuar identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase dhe me këtë do të jenë të pranuara nga e gjithë bota, nga organizatat ndërkombëtare duke filluar nga më e madhja siç është Kombet e Bashkuara ku gjuha maqedonase do të përkthehet në gjashtë gjuhë zyrtare në KB ku prezent janë 193 shtet. Nuk mund të shoh argument në anën e atyre që thonë se marrëveshja e kapitulluese, se nuk duhet përkrahur, e posaçërisht nuk mund të shoh argument tek ata që deklarojnë se nuk duhet të aspirojmë tek dy organizatat më të mëdha, BE-ja dhe NATO-ja”, tha Pendarovski.

Sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë dilemë përse duhet të jesh pjesë e BE-së dhe NATO-s, sepse bëhet fjalë për organizata ku anëtare janë shtetet më të fuqishme si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në aspektin politik ekonmik dhe strategjik./Pacensure

Baby Boo