Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tra*gjedisë në Tetovë


Presidenti, Stevo Pendarovski, anuloi ngjarjet e paralajmëruara me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, për shkak të zj*arrit në spitalin modular në Tetovë, në të cilin të paktën 14 persona kanë humbur jetën.
Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet.

“Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të të ndjerve në tra*gjedinë e tme*rrshme në Qendrën Kovid në Tetovë. Të lënduarve u uroj shërimit të suksesshëm”, shkroi Pendarovski në Facebook.
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në zj*arrin që shp*ërtheu mbrëmë rreth orës 21:00 dhe në të cilin u do*gj plotësisht qendra kovide në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare të prokurorisë, nuk ka personel mjekësor mes vi*ktimave. Shkaqet e zj*arrit po përcaktohen.

Baby Boo