Pendarovski: Amnestohen ato që shkelën rregllat n’Covit-19, ato që paguan mund t’i marrin prap paratë


Presidenti Stevo Pendarovski sot nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti të personave që janë denuar gjatë pandmemisë Covid-19, respektivisht të zëvendësojë dënimet me dënim me kusht.

Bëhet fjalë për veprat penale nga neni 205 nga Kodi Penal, respektivisht “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas këtij ligji, personat, gjoba e të cilëve është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u zëvendësohet me dënim me burgim, do të marrin dënim me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona gjoba e të cilëve është deri në 1000 euro, do të marrin dënim me kusht prej dy vjetësh, afat në të cilin nuk duhet të bëjnë vepër tjetër penale.

Baby Boo