Pedagogu 27-vjeçar i jep fund jetës me helm, mesazhet prekëse


Vdekja tragjike e dy të rinjve nga Lezha një ditë më parë, Gentian Tomës dhe Robert Ejllit ka bërë që shumë deputetë dhe ish-deputë t”ju kushtojnë statuse

Por mes rreshtave, në mesazhin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka zbulohet një tjetër lajm i trishtë.

Në një ditë me dy të rinjtë qe u shuan ne aksident, mësohet të ketë vdekur edhe Bledar Lufi, 27 vjeç nga Lezha. Ai ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, ndërsa thuhet se i ka dhënë fund jetës duke u helmuar.

Ndonëse janë të paqarta shkaqet që e kanë shtyrë Lufin drejt vetëvrasjes, të shumtë janë ata që kanë shprehur ngushëllime. Të tronditur për lajmin kanë mbetur kolegët e studentët e tij, që e njihnin për person pozitiv e mjaft të komunikueshëm.

Baby Boo