PDSH propozon hapjen e kafeterive, restoranteve dhe veprimtarive tjera


PDSH përshëndet vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e masave lehtësuese të lëvizjes të qytetarëve gjate 1, 2 dhe 3 Majit. Kjo u theksua nga kreu i kësaj partie, Menduh Thaçi.

Sipas tij, masat e deritanishme të vendosura nga ana e qeverisë janë respektuar nga qytetarët dhe si rezultat i kësaj kemi tendenca të rënies të numrit të të infektuarve të ri me Covid-19. Përgëzojmë qytetarët për seriozitetin dhe përkushtimin e treguar me ç’rast ata së bashku me personelin shëndetësor janë më meritorët në luftën me këtë epidemi.

Lehtësimi i masave duhet të përcillet me rritjen e testimeve në përgjithësi dhe në veçanti në vatrat ekzistuese në vend, si dhe të respektohen rekomandimet e OBSH që janë: testime, identifikim, izolim dhe trajtim. Sugjerojmë qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave të propozuara nga institucionet shëndetësore si: mbajtja e maskave mbrojtëse, ruajtja e distancës sociale dhe përkujdesja ndaj moshës së tretë.”, theksoi Thaçi.

Ai shtoi se PDSH çmon masat e nevojshme për luftë me këtë epidemi, por njëkohësisht shprehë brengosje se zgjatja e këtyre masave do ta përkeqësoj këtë situatë tash më të rënduar të qytetarëve dhe bizneseve. Mbajtja e shoqërisë dhe ekonomisë në mbyllje për një kohë të gjatë do të sjell pasoja, në jetën e përditshme, në aktivitetet shoqërore, si dhe dukshëm e godasin ekonominë e vendit.

Thaçi theksoi se PDSH sugjeron marrjen e hapave lehtësuese për funksionim të shoqërisë me të cilat do të përmirësohet aspekti ekonomik i bizneseve dhe qytetarëve, edhe atë:

Propozojmë faljen e të gjithë gjobave te qytetareve të shqiptuara per mosrespektim te orës policore gjate gjendjes se jashtëzakonshme.

PDSH propozon që transporti publik duhet të lëshohet në funksion menjëherë, duke përcaktuar udhëzime për numrin e personave prezent në mjetin transportues, si dhe duke aplikuar rekomandimet e distancës dhe mjeteve mbrojtëse.

Gjithashtu propozojmë hapjen e tregjeve të gjelbërta gjatë gjithë javës duke pasur parasysh respektimin e masave mbrojtëse që janë në fuqi (maskat,dorezat , distanca).

Propozojmë që restorantet, kafeteritë dhe veprimtaritë e tilla shërbyese në objektet të cilat posedojnë terasa të hapura të lirohen për punë, duke respektuar rekomandimet e distancës.

Qeveria tash më duhet ti reduktoj masat për luftë kundër koronavirusit, duke kaluar në një fazë të re, me një program të ri, me çka do të edukohen dhe udhëzohen qytetarët për të parandaluar çdo rishfaqje të virusit.(INA)

Baby Boo