PDSH-ja e mbështet iniciativën për thirrjen e Kuvendit


Nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vlerësojnë se duhet të thirret Kuvendi, ndërsa thonë se do ta mbështesin iniciativën e tillë. Përveç kësaj kryetari i partisë Menduh Thaçi tha se është koha që të gjitha partitë parlamentare të jenë pjesë e koalicionit të gjerë për Qeveri.

“Ne jemi demokraci parlamentare. Kuvendi e kontrollon pushtetin ekzekutiv. Nëse në momente të caktuara siç gjendemi tani, kemi gjendje të jashtëzakonshme, ekziston rrezik i madh Qeveria të veprojë pa kontroll parlamentar. Këtë tashmë dy herë e paralajmërojmë në konferencë për media se ashtu paralajmërojmë në konferenca për media sepse ashtu vepron BDI-ja të cilët dukshëm kanë pak më pak se një për qind pushtet absolut te shqiptarët. Mendojmë se në seancën e parë të Kuvendit do të duhet të diskutohet për Qeveri të unitetit nacional në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare. Ekziston kohë për beteja, është edhe kohë për paqe. Kjo është koha për paqe dhe për bashkim. Do të vijë koha kur do të ketë mundësi për beteja, politike dhe kjo është në rregull dhe kjo është demokraci”, theksoi Menduh Thaçi në konferencën e sotme për media.

Ai tha se po merren vesh që Besa dhe Aleanca për Shqiptarët të jenë në atë Qeveri sepse ato janë parti parlamentare.

Baby Boo