PDSH: E papërballueshme që qytetarët të vetfinancojnë maskat dhe dorezat, të sigurohen nga qeveria!


E papërballueshme që qytetarët të vetfinancojnë maskat dhe dorezat, të sigurohen nga qeveria!
Epidemia e Korona Virusit në Maqedoninë e Veriut çdo ditë vjen duke u rënduar. Është fakt që sistemi shëndetësor është i pa përgatitur për ballafaqim me këtë epidemi.

Ministria e Shëndetësisë dhe përgjegjësit e institucioneve shëndetësore nga radhët e BDI-së ende nuk japin përgjigje në pyetjet tona të cilat janë;

-Sa financa janë ndarë në luftën me këtë epidemi,

-Sa mjete mbrojtëse u janë ndarë mjekëve amë dhe spitaleve,

-Sa respiratorë ka në vendbanimet ku jetojnë Shqiptarët,

-Sa është numri i Epidemiologëve, Infektologëve dhe Mikrobiologëve në spitalet e Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Kërcoves, Dibrës, Strugës, etj.

Mungesa e këtyre përgjigjeve dhe dështimi i menaxhimit shëndetësor aktivizon deklarimet manipulative të eksponentëve të BDI-së si p.sh.;

1. Mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse. Tetova me rrethinë ka 200.000 banorë, nëse minimalisht maskat mbrojtëse ndërrohen çdo ditë pasi janë një përdorimshe, duhet çdo ditë të sigurohen nga 200.000 maska dhe kjo vlen vetëm për Tetovën, e nëse i llogaritim edhe qytetet tjera, na duhen me miliona maska çdo ditë, të cilat vijnë me një kosto dhe sigurisht që i rëndojnë qytetarët pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i siguron ata.

2. Lavdërimet me numrin e testimeve të kryera. Theksojmë që; testimet janë absolutisht të pamjaftueshme pasi numri i paktë i testeve nuk bën identifikimin e bartëseve të infeksionit, njëkohësisht vonesa e rezultateve të testimeve paraqet rrezikshmëri të lartë për përhapje të epidemisë duke mos patur kontroll në numrin e personave të infektuar. Prandaj udhëzojmë që të bëhen teste masive në vatrat e infeksioneve si në Kumanovë, Tetovë, Bogovinë, Strugë etj, që me këtë të identifikohen bartësit e virusit. Njëkohësisht koha e marrjes së rezultatit të jetë 24 orë e jo 5 deri në ditë dhe personat e testuar të jenë në izolim deri në marrjen e rezultatit.

3. Për sa i përket funksionimit të Shtabit të Krizës në Tetovë, qytetarët të mos gënjehen, potencojmë se Shtabi i Krizës në Tetovë është jofunksional dhe pa asnjë veprim konkret. Edhe sot e kësaj dite nuk e dijmë përbërjen e këtij shtabi dhe çfarë veprime konkrete ka ndërmarrë.

Epidemia nuk luftohet me deklarime manipulative në opinion por me masa dhe veprime konkrete.

Baby Boo