PDSH cakton tre drejtorët e parë (foto)


Qeveria në mbledhjen e sotme, emëroi drejtorët e rinj nga radhët e PDSH-së, në krye të disa institucioneve shtetërore. Sali Ajdini u emërua si drejtor në Inspektoriatin Shtetëror Komunal, Ruhan Iljazi u emërua drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Siguri nga rrezatimet dhe Sami Rushidi si zv/ drejtor në Drejtorinë për Investime të Huaja.

Sali Ajdini është jurist i diplomuar dhe magjistër për ekologji, Ruhan Iljazi është profesor I matematikës i diplomuar në Fakultetin Matematiko Natyror, ndërsa Sami Rushidi është ekonomist i diplomuar.

Këto janë vetëm emërimet e para të drejtorëve dhe zv/drejtorëve nga radhët e PDSH-së në ekzekutiv. Emërimet e reja priten në ditët në vijim.

Baby Boo