PDK-ja i çon në Kushtetuese masat kufizuese që i shpalli Ministri Vitia


Deputetja e PDK’së, Besa Ismaili, e ka dorëzuar sot në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për vlerësim të vendimit të marrë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, për kufizimin e lëvizjës së qytetarëve për shkak të përhapjes së virusit Covid 19.

“Ne e kemi pasur një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që ka treguar se vendimet e tilla te kufizimit te lirive nuk mund te merren nga Qeveria, por Kryeministri Kurti ka vendosur me vetedije qe ta vazhdoje shkeljen e Kushtetutes, tani nepermjet Ministrit te tij, z. Arben Vitia”, tha deputetja e PDK, Besa Ismaili.

“Behet fjale per vendimet qe shkelin te drejten e lirise se levizjes nga Neni 35 i Kushtetutes se Kosoves, si e drejte e garantuar per qytetaret e Kosoves, si dhe Neni 55 i Kushtetutes, i cili shprehimisht percakton se kufizimet e disa te drejtave te lirive te njeriut mund te behen vetem me ligj”, tha ajo.

Duke folur në emër të PDK, deputetja Ismaili ftoi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të bëjnë kujdes në përballje me pandeminë me coronavirus.

“Lufta jone ndaj pandemise se COVID19 eshte e perbashket, ashtu sic duhet te jete e perbashket lufta jone per ruajtjen e parimeve demokratike te shtetit tone dhe respektimin e Kushtetues”, tha deputetja Ismaili.

Baby Boo