PD: Shqipëria dhe Kosova të bëjnë gjithçka për referendum të suksesshëm në Maqedoni


Partia më e madhe opozitare e Shqipërisë, PD-ja, kërkon nga Shqipëria dhe nga Kosova “të bëjnë gjithçka për rezultat pozitiv të referendumit në Maqedoni dhe që është e shumë e rëndësishme për këtë vend”.

Duke prezantuar qëndrimin e partisë, deputeti i aktual dhe ish shefi i diplomacisë Tritan Shehu, deklaroi se faktori shqiptar në Ballkan duhet “të ndikojë në rezultat pozitiv në referendum që do të mbahet më 30 shtator”.

“Shqipëria, Kosova dhe faktori shqiptar gjithëpërfshirës në rajon duhet të jenë palë aktive që të ndihmojnë të arrihet rezultati pozitiv, që është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë” konsideron Shehu.

Ai shtoi se ata që dëshirojnë ta “minojnë” referendumin janë ata që me vite krijuan shumë probleme artificiale me Greqinë, me Brukselin dhe me NATO-n, që t’i ngritin pengesat tek proceset integruese, për të cilat nuk ka falje dhe edhe sot përpiqen ta vendosin vendin e tyre diku larg në lindje, madhe edhe për interes të vendeve të treta.

Më parë edhe Kryetari i shtetit shqiptar Ilir Meta ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni të marrin pjesë në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë për marrëveshjen, për hapjen e një kapitulli që është në interes të integrimeve të Maqedonisë, por edhe për ardhmërine e këtij vendi.