Pazarxhinjtë kërkojnë ndihmë nga Qeveria, “paguajmë tezga dhe për çfarë tash t’i paguajmë”


“Paguajmë tezga dhe për çfarë tash t’i paguajmë. Ku është populli? A po hynë dikush në Pazar? Kur nuk ka punë, si do t’i paguajmë. Këtu si pështyjnë, si bëjnë… më mirë mos të tregoj zemër”, tha një shitëse.

Kjo është një shitëse e cila tregon për gjendjen e vështirë që e ka kapluar tregun e Bit Pazarit që kur u paraqit koronavirusi. Ankohet se nuk ka fare myshteri, e kërkon Qeveria t’u ndihmojë me pagesën e qirasë së tezgave.

“Ka 10 – 15 ditë që është kështu. Edhe me maskë të qëndrosh, njëjtë të bie”, pohoi shitësja.

Krahas maskës, për t’u mbrojtur po përdor edhe ujë dezinfektues.

“Ja ujin, i laj duart dhe aq”, deklaroi shitësja.

Se nuk kanë klient, u ankua edhe një shitës tjetër.

“Vazhdimisht është kështu. Por që 10 vitet e fundit është kështu. Papunësi e madhe. Por momentalisht është ndalë krejt”, tha shitësi.

TV 21: Pse po ndodh kjo?

“Njerëzit kanë ikur jashtë edhe koronavirus a ku ta di si është. Tash më u ndal e gjitha”, theksoi shitësi.

E një blerës kërkoi nga Qeveria t’u ndihmojë pazarxhinvje, e jo vetëm t’i bllokojë ata.

“Qeverisë t’i bëhet apel. Të shkosh te Qeveria atje, me ua bë kushtet e mira këtij populli. Pastërtinë me ua bë në nivelin e duhur, e jo t’i bllojkojnë njerëzit, mos të shesin, me i frikësu njerëzit mos të vijnë të blejnë asgjë”, tha një blerës.

Ndihmë nga Qeveria kanë kërkuar edhe bizneset. Oda e Biznesit ka kërkuar që edhe në shtetin tonë të zbatohet plani italian, me të cilin kompanitë janë liruar nga pagesa e tatimit gjatë kësaj periudhe.

E kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se në buxhet ka mjete, por ende po bëhen analizat që të vendoset si t’u dilet në ndihmë bizneseve.

Baby Boo