Pazari me kufij


Kur e kishte ftuar popullin e vet për “dialog të brendshëm” për Kosovën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati dhënë edhe këtë porosi: “Ne duhet të përpiqemi të jemi realistë: të mos e humbim dhe të mos e japim atë që e kemi, por nuk presim ta marrim atë që e kemi humbur shumë kohë më parë”.

Vuçiqi i ishte drejtuar popullit serb, por një vit më vonë përgjigje pozitive mori nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë verës i është dhënë start fazës përmbyllëse të dialogut me Serbinë. Pa u mandatuar nga Kuvendi dhe në kundërshtim me thirrjet e opozitës e të një pjese të shoqërisë civile, Thaçi ka përfaqësuar vendin në këtë proces.

Dhe, pasi ka zhvilluar dy raunde bisedimesh me homologun e tij serb, ka paralajmëruar se marrëveshja do të jetë “e dhimbshme” dhe njëkohësisht ka lansuar idenë për “korrigjim” kufijsh me Serbinë. Kjo shihet si eufemizëm për shkëmbim territoresh. Në versionin publik të tij, “korrigjimi” nënkupton përfshirjen e Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës.

Baby Boo