Pavarësisht smartphonëve, të rinjtë lexojnë ende sot


Shkruan Donika Bakiu

“Ndonjeherë besoj se parajsa është të lexuarit vazhdimisht, pa fund”. (Virginia Ulf)

Në krahasim me gjeneratat e mëparshme të të rinjve , tani shpenzojnë më shumë kohë në internet dhe se sa  duke lexuar libra, revista . Një anketues  deklaroi  se rreth dy orë në ditë  qëndron me celular si : viber ose  shërbime të ngjashme  , pak më shumë se dy orë në internet , duke përfshirë lojëra dhe dy orë në rrjete sociale.Kjo është një total prej gjashtë orë në ditë për vetëm tre aktivitete të mediave digjitale. Kishte  nga ata  të anketuar që qëndronin më shumë se tetë orë në ditë në rrjete sociale  , katër orë , pesë orë .Një nga të anketuarit  nuk kishte lexuar asnjë libër brenda një viti, madje edhe një libër në interenet nuk e kishte lexuar .Të gjithë po  befasohen  nga rënia e madhe e leximit. Leximi i librave dhe revistave në pajisjet elektronike si tablet, laptop , celular  është i përshtatshëm. Thjeshtë  shkarkoni librin  dhe lexoni. Megjithatë, leximi është ulur ndjeshëm. Kjo do ta bëjë gjeneratën e ardhshme  e të rinjve të shfaqet në një dritë të re. Sa e vështirë do të ishte për studentët, për shembull, të lexonin pesë faqe të një libri të vetëm 600 faqesh, nëse dikush do ta përdorte  celularin vetëm për të kaluar nga një aktivitet digjital në tjetrin brenda disa sekondash ata në këtë periudhë mund të lexojnë një libër .A mund t’i quajmë  të rinjtë   e sotëm  ‘’një i ri pa një libër’’? Jo të gjithë. Leximi  është në  një luftë  mes teknologjisë. Të rinjtë  mbase preferojnë të zhyten në botën e fantazisë.Më parë të rinjtë kanë lëxuar shumë më shumë por sot dhe teknologjia ju merr shumë kohë. Sipas një anketueseje ajo thotë:  Tani kjo kohë  vajton  , sepse sot kemi ‘’një të ri pa një libër pra nuk lexojnë sa duhet por kemi dhe nga ata të rinjë që janë për shembull.’’ Shenjat që japin sot të rinjtë për  lexim janë të zymta. Sepse në lidhje me librat për të rinjtë e sotëm, lexojnë vetëm nëse  kanë ndonjë autor shumë të preferuar , mund të jenë roman komik dhe bestseller.Shumë të rinj  preferojnë  të ulen  dhe të hynë në rrjete sociale me anë të celularit.Një anketuese thotë  “Mund t’i shpëtoj botës sime  , pra për disa momente unë nuk jam këtu po brenda në ngjarje dhe të provoj gjëra që përndryshe do të ishin të pamundura ti shijoj ,më kënaqet shpirti  kur lexoj “, ose “Më pëlqen tensioni dhe diskutimi me të tjerët kur ne lexojmë romanin e njëjtë  “.Të rinjtë shkojnë në bibliotekë për të  huazuar një libër , kurse të rinjtë që janë studentë shkojnë për të mësuar , për të bërë detyrat , projektet që kanë e shumë gjëra të tjera. Të rinjtë e anketuar treguan për librat e preferuar si “Harry Potter”- vazhdon të jetë si më i preferuar vite me rradhë ,  ‘’Net të stuhishme ‘’Nicholas Sparks “Faji në yjet tanë” nga John Green; “Kodi Da Vinci” nga Dan Brown dhe të tjera dhe shumë më tepër fantazi e “Game of Thrones” (George R. R. Martin) etj.Të rinjtë  që preferojnë  të lexojnë libra argumentojnë se mund të identifikohen me personazhet. Disa të rinj lexojnë çdo ditë, të tjerë vetëm disa herë në vit. Të rinjtë  e përdorin librin vetëm një herë në muaj për shkak të punës dhe detyrave të shtëpisë.Sipas një anketueseje ajo thotë ‘’ Preferoj të huazoj  libra për të kursyer paratë. Libraritë preferohen nga njerëzit që duan të kenë librat e tyre në bibliotekën e shtepisë  për lexim të mëvonshëm por jam e sigurt se të gjithë duan të kenë një bibliotekë në shtëpi po varet nga mundësitë ekonomike . Të rinjtë nuk janë më pak inteligjentë, por ata nuk kanë përvojën e përqëndrimit për periudha më të gjata kohore dhe  të lexojnë tekste të gjata, duan gjithçka të jetë më e shkurtër.Pse ju duhet të lexoni, të anketuarit pajtohen se : Leximi është argëtim dhe relaksim. Kjo tregon se leximi inkurajon kreativitetin, zgjeron fjalorin dhe redukton stresin.                                                                                                                                                                             “E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke” (Jorge Luis Borges)

Baby Boo