Pastrohet oborri në Q.K” Nënë Tereza”, kërkohet zgjidhje afatgjatë e problemit


U gjet zgjidhja momentale për pastrimin e oborrit të qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, e cila ishte mbushur me grumbuj plehrash javët e fundit. Problemi nisi që kur  ingerencat për pastrimin e klinikës , i kaluan Ministrisë së Shëndetësisë e cila nuk angazhoi firmë private pastrimi duke kërkuar pastrimin ta bëjë “Higjiena Komunale”. Nga kjo e fundit përkujtojnë ministrinë se pastrimi I oborrit nuk është në ingerencën e tyre.

Teksa minisria dhe Higjiena Komunale, u përfshinë në një zënkë institucionale se detyra e kujt është të pastrojë, oborri mbushej me plehrat që rrezikonin jetën e pacientëve, stafit dhe vizitorëve. Një gjë tashmë është sqaruar. Pastrimi i oborrit të klinikës nuk është në ingerenca të ndërrmarjes, por ende nuk dihet nëse pas këtij problem, Higjiena Komunale do ti marrë ingerencat për pastrimin e klinikës.

Aksioni i sotëm ishte vetëm shenjë e vullnetit të mirë që nga mosmarrëveshjet e institucioneve të mos pësojnë pacientët

“Jemi në bisedime. Por për cdo gjë të papastër në qytet, gishti I fajita  drejtohet nga Higjiena komunale. Mendoj që në një afat të shkurtër do të gjejmë një zgjidhje.

Zëvëndës ministri i shëndetësisë Asim Musa, nuk deshi të sqarojë nëse është paguar borxhi i mbetur ndaj higjienës komunale, por sqaroi shkurt se problemi do të zgjidhet shumë shpejt” – deklaroi  drejtori i N.P.” Higjiena Komunale”, Abdusamet Shabani.

“Ata treguan vullnet të mirë të na ndihmojnë edhe përkundër vështirësive që i kanë si ndërrmarje, shumë shpejt do ta zgjidhim problemin” – tha  zv.ministri i shëndetësisë, Asim Musa.

 

Por pastrimi i Klnikës dhe të gjitha hapësirave të përbashkëta, nuk duhet të jetë obligim vetëm i ndërrmarjeve të pastrimit komunal. Këtë mësim ua dhanë qytetarëve aktorët e  teatrit të dramës, të cilët , përkujtojnë se edhe qytetarët kanë përgjegjësi ndaj ambientit që vetë e ndotin. Megjithëse aktorët erdhën në klinikë sot, ata  nuk pastruan, por vetëm inspektuan punën e punëtorëve të higjienës komunale.

“Qëllimi i tërë kësaj iniciative është që ta nxitin ndërgjegjen te qytetarët e pandërgjegjshëm dhe përgjegjësinë e tyre ndaj mjedisit. Do të tentojmë të bëjmë revizion të asaj që e ka bërë “Higjiena Komunale”. – u shpreh Sanja Arsovska, aktore në  Teatrin e  dramës.

Oborri i klinikës më në fund u pastrua. Mbetet të shihet se sa shpejt do të gjejnë zgjidhje institucionet që të mos përsëriten më pamjet tronditëse të pisllëkut që pamë këto ditë.

Baby Boo