Pastrimi i listës zgjedhore, Musliu: Problemi rrezikon cenzusin


Pastrimi i Listës Zgjedhore dhe eliminimi i dyshimeve për ekzistimin e të ashtuquajturve votues fiktiv do te jenë sfidat e KSHZ-së dhe institucioneve të sistemit edhe gjatë referendumit.

Numri i madh i qytetarëve me të drejtë vote në Listën Zgjedhore, mbi 1.8 milionë, krahasuar me numrin e qytetarëve rezident si dhe censusi i lartë 50%+1mund të vë në rrezik referendumin.

“Unë mendoj se ky do të jetë një leksion edhe për KSHZ-në edhe për gjithë establishmentin politik në Maqedoni, sepse pikërisht gjatë referendumit do të parashtrohet çështja e cenzusit, a ne dimë se për shkak të realitetit që kemi në Maqedoni me mërgatën, me lëvizjet e qytetarëve është rëndë të arrihet cenzusi, pikërisht për shkak të faktit se ne kemi më shumë shtetas se sa njerëz me rezidencë permanente në Maqedoni.” – tha analisti Albert Musliu.

Musliu gjykon se problemi me pastrimin e Listës zgjedhore gjatë proceseve zgjedhore ka qenë një ndër arsyet për të kontestuar dhe vënë nën hije këto procese, prandaj rekomandon që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithëmonë.

“Mendoj se nuk ka më shumë kohë për ndonjë ndryshim më të madh por, pas referendumit mendoj se është koha e fundit që me Listën Zgjedhore të merren në mënyrë më serioze që të gjitha ato dyshime që kanë ekzistuar vite me rradhë të tejkalohet dhe të mos lihet asnjë hije në proceset e ardhshme zgjedhore.” – u shpreh Musliu.

Pak ditë më parë, kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski hodhi poshtë mundësitë që në listën zgjedhore të ketë votues fiktiv. Ai sqaroi se e drejta e votës fitohet në bazë të shtetësisë, kështu që maqedonia ka mbi 2.4 milionë shtetas dhe prej tyre 1.8 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës.

Rastet kur në të njejtën adresë ka më shumë persona të regjistruar ndodh për shkak se shumë qytetarë që nuk kanë legalizuar shtëpitë e tyre mbajnë adresën e vendbanimit paraprak por sipas Derkoskit ka edhe situata tjera, si ndryshimi i vazhdueshëm i mbiemrit.

Baby Boo