Pasojat nga reshjet e dendura nëpër qytetet e Kosovës


Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rre*zikut nga reshjet e dendura në këtë qytet.
Reshjet e shiut të dielën, më 18 korrik, kanë shkaktuar disa telashe në këtë komunë duke përfshirë bllokim të rrugëve dhe dë*me nëpër shtëpi private nga depërtimi i ujit nëpër bodrume.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, komuna ka bërë intervenim në 25 raste të ndryshme nga 52 thirrje që kanë pranuar institucionet komunale të emergjencave.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë daljen në rrugë në orët e pasdites.
“Pritjet janë që sot nesër dhe të martën të ketë prapë intensitet të shirave më të dendur në Komunën e Gjilanit”, tha ai.

Sipas Hazirit, deri më tani dë*met nga këto reshje nuk llogariten të jenë të mëdha derisa ende nuk kanë shifër të përafërt monetare për këto dëme.
Edhe Komuna e Skenderajt pati shira të dendur dhe breshër gjatë ditës së diel.
Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Gëzim Ejupi, tha se dë*me më të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë.

“Ka pasur dë*me të konsiderueshme në Skenderaj goxha shumë nga breshëri, në kultura bujqësore, po ashtu edhe në ekonomi familjare dhe disa çati të shtëpive janë rrëzuar”, tha ai.
Ndërkohë rreth 200 persona llogariten të kenë vd*ekur nga përmbytjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në disa vende të Evropës duke përfshirë Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke.

A priten reshje të tjera në Kosovë?
Megjithëse shtete të shumta në Evropë kanë parë reshje shumë të dendura të shiut këto ditë, deri më tani Instituti Hidrometeorologjik dhe meteorologët nuk kanë parashikuar se moti i lig në Kosovë do të zgjatet edhe për shumë ditë.
Të premten (16 korrik), Instituti kishte parashikuar mot me shi nga data 17 deri më 19 korrik.

Megjithatë, sipas këtij njoftimi, nuk parashihet dalje e lumenjve nga shtretërit, që paraqet shkakun kryesor të vërshimeve dhe dë*meve të rënda si pasojë e reshjeve.
“Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk parashihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjet të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rre*zik nga përmbytjet lumore”, thuhej në njoftim.

Edhe meteorologu dhe profesori universitar, Sylë Tahirsyla tha se moti me reshje të dendura nuk do të jetë afatgjatë.
“Është një situatë alarmante që e ka goditur Evropën. Këto te ne janë reptica, do të thotë mbetje. Ka pasur shkarkime atmosferike e breshër. Kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, do të zgjasë edhe gjatë ditës së nesërme”, tha ai.

Megjithatë sipas Tahirsylës, infrastruktura në vend dhe shkatërrimet nga faktori njeri e rrisin ndjeshëm rre*zikun për vërshime në Kosovë.
“Faktori njeri është ai i cili ka destabilizuar çdo gjë, shkatërrimi i bankinave të lumenjve të shtretërve të lumenjve… Kemi një degradim të madh të pyjeve dhe prerja e pyjeve shkakton edhe vërshimet në territore të caktuara”, tha ai.

Dë*met nga vërshimet e janarit ende të pakompensuara
Fillimi i vitit 2021 në Kosovë pati vërshime në disa qytete duke shkaktuar dë*me, që u vlerësuan se ishin milionëshe.
Megjithatë, nëpër komunat si ato të Gjilanit dhe Vushtrrisë dëmet e shkaktuara në pronat private nuk janë kompensuar në tërësi nga komuna apo qeveria edhe sot e kësaj dite.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se deri më tani kanë arritur të kompensojnë vetëm 30 për qind të dë*meve.
Sipas tij, lumi Sitnica paraqet rre(zik të vazhdueshëm për këtë qytet, ndërsa sipas tij, një projekt që kushton katër milionë euro e gjysmë për rregullimin e shtratit të lumit, ende se ka marrë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

“Shtrati i lumit dhe muret mbrojtëse i ka gërryer erozioni i kohës dhe tani është e domosdoshme të bëhen intervenime që të parandalohen dë*met nga lumi Sitnica”, tha ai.
Ndihmën e qeverisë ende po e pret edhe Komuna e Gjilanit, që në janar pësoi mbi 1. 6 milion euro dëme nga vërshimet e lumenjve.
Sipas kryetarit, Lufti Haziri, komuna nuk ka mundësi të kompensojë dëmet në sektorin privat.

“Ne po presim që zhdë*mtimin ta bëjë qeveria. Përfundimisht shpresoj që të trajtohet zhdë*mtimi i Pogragjës dhe Gjilanit në këtë fazë. Në Gjilan janë të papërballueshme për komunën”, tha Haziri.
Atëbotë, kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti kishte thënë se kompensimi i të gjitha dë*meve do të ishte i pamundur.

Baby Boo